​Inicimi për aktakuzë nga Specialja, Vjosa Osmani fton për maturi e unitet
BKT
Lajme

​Inicimi për aktakuzë nga Specialja, Vjosa Osmani fton për maturi e unitet

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar ndaj inicimit të Gjykatës Speciale për aktakuzë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kinse krime lufte, duke thënë se vendi ynë në këto momente ka nevojë për unitet dhe se drejtësia duhet të kryejë punën e saj pa presion.

“Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdo kund në botë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryejë punën në mënyrë të pavarur e pa presion.

Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdo kund në botë.


MË SHUME NGA Lajme