(e plotësuar) shtyhet seanca për dialogun
BKT
Lajme

(e plotësuar) shtyhet seanca për dialogun

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare si vazhdim i asaj të datës së 23 qershorit, në të cilën pritet të votohet rezoluta për dialogun Kosovë-Serbi. Kjo pasi të martën nuk pati kuorum të votohet.

Kryeministri Avdullah Hoti në raportimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin në Washington tha edhe njëherë se është ai që do të udhëheqë dialogun.

Hoti tha se në dialog po hyjnë për njohje reciproke dhe për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, derisa shtoi se parimet për procesin e dialogut mbështetën në Kushtetutën e vendit.

“Kur dhe si u vendos që të shkohet në takim me Vuçiqin për çështje të zhvillimit ekonomik siç po deklarohen, kur dhe ku u vendos që këto janë prioritetet e Kosovës në raport me Serbinë, kush ua dha mandatin për këto tema…. nuk është e mundur me një shtet që ka qenë agresor, destruktiv pas luftës dhe mohues të krimeve të diskutohet për zhvillim ekonomik, pasi ekzistenca e Kosovës si shtet është pengesë për Serbinë”, tha ajo duke shtuar se asnjëherë nuk është shtruar tema për krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme