12:09 / 25.06.2020
Ibrahimi: Me deklaratën e prokurorit, Specialja ka marrë rol politik
Ilir Ibrahimi, analist politik, tha se deklarata e prokurorit të gjykatës speciale dje ka pasur ndikim të drejtpërdrejt në takimin e Washingtonit pra një deklaratë e një institucioni gjyqësor ka marrë rol politik.
"Kjo e dëmton rëndë kredibilitetin e kësaj gjykate. Lufta për rol udhëheqës në dialogun Kosovë-Serbi ndërmjet SHBA dhe BE duket se ka arritur deri në këtë gjykatë. Humbësi më i madh padyshim këtu është Kosova.Hashimi, Isa, Abini, Kadriu, Ramushi, Vjosa, Fatmiri janë indidvidë që kanë vendosur të jenë aktivë në politikë dhe garojnë kundër njëri tjetrit ashtu edhe siç e do rendi në një rend demokratik. Në këtë garë ata e sulmojnë dhe akuzojnë njëri tjetrin, shpesh përtej kufijve të normales, por megjithatë, edhe kjo mund të kuptohet, e ndoshta edhe të pranohet. Në momentin kur ata vishen me petkun institucional, ata nuk janë më individë por janë president, kryeministër, minister, kryeparlamentar etj- pra përfaqsues të shtetit, dhe përfaqsojnë interesin e gjithsecilit nga ne. Sot kur jemi para rrezikut më të madh që nga 1999, liderët politikë, më shumë se kurrë duhet ti lënë anash rivalitetetet politike të brendshme, dhe ti bëjnë ballë kësaj sfide të bashkuar. Çdo veprim tjetër shkon në favor të atyre forcave që janë duke e sfiduar qenësinë e shtetit të Kosovës" , tha ai.























