12:48 / 25.06.2020
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Artan Murati, këshilltar ligjor i kryetares së Kuvendit, i cili do të flasë për konkluzionet nga punimet e sesionit plenar të SEECP-së.
Në një lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Lorik Zhitia, koordinator i kampit, i cili do të flasë për kampin veror, që do të mbahet së shpejti.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























