20:53 / 25.06.2020
Avokati Musa: U bënë shkelje me publikimin e aktakuzës
Avokati Skënder Musa konsideron se ka shkelje në publikimin e aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.
Ai ka folur në “Debat” te RTK.
“Është shkelje publikimi i aktakuzës. Këto janë akuza politike. Qëllimi ka qenë pengimi i takimit të Uashingtonit. Unë nuk pajtohem me atë që askush nuk e ka dashur këtë në Kosovë, pasiqë viteve të fundit ka pasur sulme në Kosovë ndaj presidentit Thaçi”, ka thënë ai.























