Majko: Kosova të tregojë maturi, jo me akuza ndaj njëri-tjetrit
BKT
Lajme

Majko: Kosova të tregojë maturi, jo me akuza ndaj njëri-tjetrit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka thënë se Kosova duhet të tregojë mature në situatën me të cilën po ballafaqohet karshi procesit dialogues Kosovë-Serbi pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit.

Ai ka folur në “Debat” te RTK.

“Kosovës i duhet një maturi dhe sa më pak veprime të pamençura. Të gjithë e kuptojnë se Kosova është në një pozitë të vështirë. Takimi u shty, institucionet e Kosovës duhet të reflektojnë. Sa të qajmë hallin të tjerëve që s’iu vajtëm në takim, duhet të merremi me shtëpinë tonë. Kemi kaluar situata shumë më të vështira, kemi parë ditë më të këqija. Sot nuk është një ditë e mirë, por duhet maturi, të heqim dorë nga akuzat dhe nga fajësimi i njëri-tjetrit”, ka thënë Majko.

Ai është shprehur se shqiptarët nuk duhen bërë pesimistë, por duhet të jenë racional.  


MË SHUME NGA Lajme