Vulaj: Ka rrezik që SHBA-ja ta largojë Kosovën nga vëmendja
BKT
Lajme

Vulaj: Ka rrezik që SHBA-ja ta largojë Kosovën nga vëmendja

Aktivisti shqiptar që jeton në SHBA, Martin Vulaj, ka thënë se pas ngjarjeve të fundit ekziston një rrezik që SHBA-ja ta largojë Kosovën nga vëmendja.

Ai ka folur në “Debat” te RTK.

“Rreziku është që SHBA-ja të tërheq vëmendjen nga Kosova dhe Kosova të mbetet në duar të evropianëve. Pastaj Evropa ta trajtojë Kosovën si Turqinë”, ka thënë Vulaj.

Ai ka thënë se nuk e di kush e shtyu aktakuzën ndaj Thaçit në këtë moment, duke e prishur planin amerikan për dialog mes Kosovës e Serbisë.

“Ka shumë paqërtësi, por kjo nuk është rastësi. Qëlllimi i lëshimit të këtij lajmi është minimi i bisedimeve që do të ndodhnin të shtunën. Kush e bën, këtë nuk e di”, ka thënë Vulaj.

Ai ka thënë se Grenell i kishte thënë se në Uashington nuk ka pasur as kërcënime, as shantazhe dhe nëse dikujt nuk do t’i pëlqente marrëveshja, atëherë ajo do të mund të mos pranohej.


MË SHUME NGA Lajme