22:34 / 25.06.2020
Berisha: Thaçi s`ka nevojë të japë dorëheqje
Ish- komandanti i UÇK-së, Hysen Berisha, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk duhet të jape dorëheqje derisa të vërtetohet akuza për të.
Ai ka folur në “Debat” te RTK.
Ai ka thënë se dikujt nuk po i mjafton situata që është krijuar, por po kërkon edhe më shumë të ndodhin përçarje në skenën politike.
Sipas tij, akuzat janë politike.
“Proces politik. Është aktakuzë që godet presidentin dhe liderin e opozitës. Goditje në një moment indikativ. Sikur të ndodhte më 1 korrik do të kisha pasur mendim krejt tjetër. Nuk është goditur vetëm Kosova, por edhe SHBA-ja dhe Trump”, ka thënë ai.























