10:50 / 26.06.2020
Reagon Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës
Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas propozimit të Prokurorisë së Specializuar për ngritje të aktakuzës ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
|
Përmes rrjetit të tij në instagram, presidenti Thaçi ka shkruar shkurt se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, duke ia bashkangjitur një foto të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të njëjtin shkrim me fotografi e ka vendosur edhe në coverin e tij në FCB. |























