Çollaku me ironi: Aktakuza kundër Thaçit si një "dhuratë për ditëlindje"!
BKT
Lajme

Çollaku me ironi: Aktakuza kundër Thaçit si një "dhuratë për ditëlindje"!

Një fakt intersant dhe intrigues që ndërlidhet me njoftimin e bërë publik nga Zyra e Prokurorit Special për inicimin e atakuzës dhe kërkesën për vërtetimin e saj nga gjykatësi përkatës ndërlidhet me faktin se një gjë e tillë është bërë pikërisht në ditëlindjen e Presidentit Thaçi, pra me 24 prill. 

Kjo çështje është duke u komentuar nga analistë vendor dhe ndërkombëtar. Të njëjtën gjë ka bërë sot edhe këshilltari i lartë i Presidentit Thaçi, Bekim Çollaku nëpërmjet një teweet-ti duke dekonstruktuar veprimin e fundit të Gjykatës Speciale dhe duke e konsideruar atë si të menduar dhe orkestruar mirë. Këtë dekonstruktim ai e ka bërë në mënyrë ironike si më poshtë:

“Wow, çfarë koicidence e përkryer! Atktakuza inicohet si një “ dhuratë për ditëlindje”. Tingëllon pothuajse e pabesueshme”, ka shkruar Çollaku në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme