Kur BIA serbe po ndërtonte "Shtëpinë e verdhë" dhe reagimi i Kushnerit
BKT
Lajme

Kur BIA serbe po ndërtonte "Shtëpinë e verdhë" dhe reagimi i Kushnerit

Shërbimi sekret serb BIA, në bashkëpunim me mediat që i kishin shërbyer Sllobodan Millosheviqit, ende pa përfunduar mirë lufta kishin menduar të inskenonin gjoja fakte që sot të ngrihet aktakuzë për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Ish-administratori francez i Kosovës, Bernard Kushner, në vitin 2010 në cilësinë e ministrit të Jashtëm francez po i bënte një vizitë Kosovës. Në një konferencë për media, një gazetar serb e kishte pyetur ministrin francez për të ashtuquajturën "Shtëpi e Verdhë" dhe për shitje të organeve. Kushner atë kohë ishte përgjigjur në këtë mënyrë, duke mos u përmbajtur nga të qeshurat për fantazinë e shfrenuar të gazetarëve serbë.

Kushner: Shitja e organeve ! A mos jeni të sëmurë ju? Ju mendoni se jemi të tillë. Mos besoni gjithçka që dëgjoni. Do të thotë, Rada dhe unë kemi vjedhur kufomat dhe organet? Nuk jam unë aq i shkretë! E kur gazetari në atë kohë, Kushnerin e pyeti për të ashtuquajturën "Shtëpi e Verdhë", ky i fundit i rekomandon gazetarit serb që të bëjë një kontroll mjekësore.

Gazetari Serb: A ka ekzistuar "Shtëpia e Verdhë" ? Kushner: Shtëpi ! Ç'është ajo shtëpi e verdhë ? Pse shtëpi?

Gazetari: Shtëpia e Verdhë në Shqipëri.

Kushner: Zotëri, ju duhet ta bëni kontrollin mjekësor. E tani, kjo është tepruar. Ju mendoni se ne do të bënim ndërrimin e organeve? Ata që flasin kështu janë idiotë dhe vrasës. Atë kohë kështu ishte demantuar një propagandë e tillë që mundohej ta njolloste UÇK-në. Por shërbimi sekret serb nuk ishte ndalur me kaq. Ata investuan shumë dhe me ndihmën e Rusisë arritën deri te Dick Marti, për ta përpiluar një raport për të ashtuquajturën "Shtëpi e Verdhë''. Raporti i Dick Martyt për herë të parë u përmend në Këshillin e Evropës në vitin 2007. Më pas, hetuesi i Këshillit të Evropës, senatori zviceran Dick Marty në vitin 2010 e publikoi këtë raport me përmbajtje tronditëse, përmes të cilit drejtpërdrejt i akuzonte drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se përgjatë periudhës së luftës kishin mbajtur peng, torturuar, vrarë dhe në fund trafikuar organet e civilëve të vrarë serbë, me qëllim të shitjes së tyre në tregun e zi. Mbi bazën e këtij raporti u themelua Gjykata Speciale. Ndërkohë në Kosovë, Gjykata Speciale nuk ka qenë kurrë aq e popullarizuar për faktin se shihet goditje mbi luftën e drejtë të UÇK-së. Zhgënjimi në opinion vazhdon të rritet, pasi kjo gjykatë po shihet si institucion i njëanshëm që do t`i gjykojë vetëm shqiptarët, derisa përjashton gjykimin e shumë krimeve të luftës në Kosovë, të kryera nga serbët.


MË SHUME NGA Lajme