Cakaj takohet me Grenellin: Nuk ka ndonjë plan për ta dëmtuar Kosovën
BKT
Lajme

Cakaj takohet me Grenellin: Nuk ka ndonjë plan për ta dëmtuar Kosovën

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se nuk ka ndonjë plan për ta dëmtuar Kosovën nga procesi i dialogut në Uashington.

Ai ka shkruar rreth takimit që e ka pasur me Richard Grenell, emisarin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump. 

Njoftimi i plotë: 

Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell.

Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Për sqarim: S'KA MARRËVESHJE TË FSHEHTË, AS PLANE PËR NDARJE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, AS SHKËMBIME TERRITORIALE, AS NXITIM PËR NDONJË MARRËVESHJE TË DËMSHME, VEÇ PËRPJEKJE PËR TË NXITUR ZHVILLIMIN EKONOMIK E FORCUAR POPULLIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDËRKOMBËTARISHT ME MBËSHTETJEN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!

Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës!

ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS


MË SHUME NGA Lajme