Bayerni, në javën e fundit i kërkon tri rekorde
BKT
Sport

Bayerni, në javën e fundit i kërkon tri rekorde

Bayern Munich ka siguruar titullin kampion dhe mund të mendojë qetësisht për pjesën tjetër të sezonit, ku rëndësi të madhe ka se si do të përballojë vazhdimin në finale e Kupës dhe më pas Ligën e Kampioneve.

Por kjo nuk do të thotë se bavarezët do të shkojnë për shëtitje në Wolfsburg, pasi i kanë vënë vetes objektivin të ndjekin disa rekorde që mund t’i thyejnë. Në javën e fundit të Bundesligë, janë tre persona brenda grupit bavarez që mund të thyejnë rekordet e këtij klubi.

Lewandowski për shembull është në ndjekje të Muller, jo Gerd Muller, por Dietter Muller. Sulmuesi polak ka shënuar 33 gola deri tani dhe duket e pamundur që të arrijë shifrën 40 të ish-sulmuesit gjerman. Por ai mund të arrijë shifrën e 34 golave të Mullerit tjetër të sezonit 1976-1977 dhe kështu do të bëhej i dyti i të gjitha kohëve në Bundesligë.

Më pas e ka radhën Thomas Muller, njeriu-asist i këtij sezoni. Ai ka 21 asistime në Bundesligë në këtë edicion, të cilin e filloi duke qëndruar në bankinë kur trajner ishte Niko Kovac. Futbollistit gjerman i mjafton edhe një asistim i vetëm për të thyer rekordin e Kevin De Bryne të vendosur në sezonin 2014-2015.

Në fund është arkitekti Hansi Flcik, ai që transformoi plotësisht Bayernin që kur u ul në bankinën e kësaj skuadre. Në sezonin e tripletës, Jupp Heynckes vendosi rekord për pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë me 49 pikë dhe golaverazh 54-11.

Bayerni i Flick ka 46 pikë dhe një golaverazh 50-10, shumë pranë thyerjes së një tjetër rekordi.