Ish-ushtari i UÇK-së kujtoj fjalët e Kadri Veselit gjatë luftës
Ish-ushtari i UÇK-së Arsim Mulaj, ka kujtuar fjalët e Kadri Veselit që i kishte thënë gjatë kohës së luftës.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas lajmit të Gjykatës Speciale për aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe liderit të PDk-së, Kadri Veselit.
“O djem ditë të mira po vijnë për këtë vend, kemi me derdh gjak e qe besa shumë prej nesh kanë me ra dëshmor po shteti po bëhet”, ka kujtuar Mulaj fjalët e Veselit.
Postimi i plotë:
Jam krenarë që kam qenë Ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por jo vetëm kaq. Vlerën UÇK-së coherë ja kanë shtuar udhëheqësit e saj.Na ka bashku ideali i fort, kemi pas momente te veshtira po në të njëjtën kohë e kemi pas Lulin (Kadri Veselin) njeri me moral të fortë që në ato rrethana ka pa shumë ma larg se Shumë të tjerë. “O djem ditë të mira po vijnë për këtë vend, kemi me derdh gjak e qe besa shumë prej nesh kanë me ra dëshmor po shteti po bëhet” thoshte Luli.
Ndërsa Hashim Thaçi ka qenë motiv që mos me u ndalë. Takimet e z.Thaçi me delegacionet ndërkombëtare për secilin ushtarë të UÇK-së kanë qenë domethënëse. Këto takime kanë treguar që UÇĶ ka qenë e mirorganizuar dhe është respektuar nga delegacionet ndërkombëtaret.
Ska gjykatë që mundet me i njollosë këta dy njerëz. Në histori këta njerëz do të njihen sikurse Ismail Qemajli e Isa Boletini.
Dicka për deklarat e mbetjeve Jugosllave të cilët edhe në luftë u munduan që të pengojnë organizimet për çlirimin e vendit.
Keni kujdes ne jemi ende Ushtarët e UÇK-së. Ushtarët e Hashim Thaçit e të Kadri Veselit.Mos na provokoni. Nuk ka gjykatë që do të mundë të njollosë emblemën e UÇK-së. Mos harroni kjo emblemë u la me gjakun e Ademit, Hamzës, Fehmiut e Xhevës, Rasimit e Xhevatit e qindra shokëve të tjerë që nuk kursyen jetët e tyre për këtë vend.























