Hoxhaj i reagon Bildt-it rreth deklaratës së tij për aktakuzën e Speciales
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i ka reaguar Card Bildt-it, pasi ky i fundit ka komentuar rrjedhën e ngjarjeve pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Hoxhaj, në Twitter iu është drejtuar bashkëkryesuesit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me jashtë, Card Bildt.
“Ju ishit dashur të theksonit këtë parim elementar, por më të rëndësishëm të drejtësisë. E ardhmja dhe stabiliteti i Kosovës është më i rëndësishëm sesa disa deklarata të dyshimta”.
“I dashur Carl Bildt, deklarata lincuese nuk është aktgjykim dhe as që e bënë dikë fajtor. Ju ishit dashur ta theksonit këtë parim elementar por më të rëndësishmin të drejtësisë. E ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti janë shumë më të rëndësishme se sa disa deklarata të dyshimta.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.























