Haradinaj takohet me Përfaqësuesin e Përhershëm të Italisë në NATO
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar njw takim në Bruksel me Përfaqësuesin e Përhershëm të Italisë në NATO, ambasadorin Francesco M. Talo.
Ajo ka thwnw se roli i Italisë si aleate e qëndrueshme e Kosovës është dëshmi e partneritetit afatgjatë dhe orientimit të përbashkët euro-atlantik.
“Vendi ynë zotëron të gjitha kapacitetet institucionale e ushtarake për të qenë në krah me aleatët e NATO-s, në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive në funksion të mbrojtjes kolektive dhe menaxhimit të krizave kurdo që kërkohet nga NATO”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.
Në këtë takim, Ministrja Haradinaj – Stublla e njoftoi Përfaqësuesin e Përhershëm të Italisë në NATO edhe për zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike në vend, duke shprehur qëndrimin e qartë, për të vazhduar partneritetin me Italinë, në të të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Takimi me Ambasadorin Talo u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Ministres Haradinaj-Stublla në Bruksel.























