21:54 / 27.06.2020
Shërbimi ushtarak në Kosovë, i kushtueshëm
Shërbimi ushtarak u bë aktual gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Albin Kurti. Mirëpo për t’u jetësuar diçka e tillë nevojiten mbi 80 milionë euro. Ish-komandanti i FSK’së, Kadri Kastrati po thotë që një ide e tillë është thjesht deklaratë politike.
Madje Kastrati thotë se për t’u realizuar diçka e tillë duhen të paktën 10 vjet.
Megjithatë ai ka potencuar se shërbimi ushtarak nuk do ta ndihmonte FSK-në, por do të ishte një përgatitje për gjenerata e ardhshme.























