Bildti vajton humbjen e serbëve në Betejën e Kosovës
BKT
Lajme

Bildti vajton humbjen e serbëve në Betejën e Kosovës

Diplomati suedez, Carl Bildt, e ka bërë një postim në Twitter, ku e ka krahasuar humbjen e serbëve në Betejën e Kosovës me një humbje të suedezëve kundër Rusisë në shekullin e tetëmbëdhjetë.

"Një ditë e betejave historike. Shumë serbë janë ende të shqetësuar për humbjen e tyre në Betejën e Kosovës, por ju do ta kishit vështirë të gjeni ndonjë suedez që vërtet mërzitet për humbjen në Poltava më shumë se treqind vjet më vonë”, shkroi ai në Twitter.

Beteja e Poltavës ishte zhvilluar më 8 korrik 1709. Në të, Peteri i I-rë i Rusisë kishte shënuar fitore të rëndësishme kundër Perandorisë Suedeze të asaj kohe.


MË SHUME NGA Lajme