Rendimentet e grurit këtë vit do të jenë më të larta
BKT
Lajme

Rendimentet e grurit këtë vit do të jenë më të larta

Pajtim Çuni, Radio Kosova

Gjendja e grurit në Kosovë këtë vitë është e mirë. Kështu vlesëron profesori universitar i bujqësisë, Shukri Fetahu, i cili pohon se reshjet e ditëve të fundit kanë ndikuar mirë tek gruri. Sipas tij, rendimentet këtë vit do të jenë më të larta dhe mund të sillen deri në 4.5 tonë, me cka, kërkesa për grurë mund të plotësohet rreth 60%.

Kërkesa për blerje të miellit ishte tejet e madhe, e mungesa e tij bëri që në mullinj të ndryshëm gjithandej vendit të krijoheshin edhe kolona nga qytetarët që donin të furnizoheshin me miell, në mes të marsit, kur edhe u shfaqën rastet e para me koronavirus në Kosovë. Këto ditë pritet të filloj sezoni i korrje-shirjes së sipërfaqeve të mbjella me grurë. Profesori universitar i bujqësisë Shukri Fetahu, në një prononcim për Radio Kosovën tha se gjendja e grurit në “vitin pandemik” është shumë e mirë.

“Dikur është thënë shiu se në maj vlenë flori, por kjo ka ndodhë edhe në qershor. Gruri aktualisht është në fazën e mbushjes së kokrrës dhe është në gjendje të mirë. Ndoshta do të vonohet për një javë – dhjetë fillimi i korrje-shirjes, por kjo asgjë nuk e dëmton as cilësinë e as sasinë e grurit. Këtë vit pres rendimente më të mira, në raport me vitet paraprake, pikërisht për shkak të reshjeve”, tha ai. 

Fetahu thotë se rendimenti mesatar për një hektar mund të shkoj në mbi 4 tonë, me cka, kërkesat me grurë vendor mund të plotësoheh rreth 60%.

“Rendimenti mesatar unë pres se do të sillet nga 4 deri në 4.5 tonë. Por, varësisht nga sipërfaqet e mbjella në vjeshtë, kur të përfundoj sezoni i korrje-shirjes së grurit, do të dimë saktësisht dhe mund të thuhet se u plotësuan nevojat me 60 -70%. Por unë nuk besoj se këtë vit nevoja me grurë vendor do të plotësohet më shumë se 60-65%, pasi sipërfaqet e mbjella janë zvogëluar në mënyrë drastike.   

Në lidhje me atë se sa janë sipërfaqet e mbjella me grurë dhe cila është gjendje e tij, Radio Kosova ka pyetur edhe Ministrinë e Bujqësisë, por nga e njejta nuk ka marrë përgjigje. Ndërkohë, nëpërmjet një emaili, Dogana e Kosovës,  ka treguar për radion tonë se gjatë këtij viti Kosova ka imporuar grurë në vlerë të 21 milionë e 654 mijë euro, përderisa gjatë 2019-tës, u importua grurë në vlerë të  mbi 32 milionë eurove.

Ton: Shukri Fetahu

MË SHUME NGA Lajme