Goditja ruse dhe plogështia e BE-së
Sharr Travel

Goditja ruse dhe plogështia e BE-së

Mentor Shala

Që prej ardhjes në pushtet të Vlladimir Putinit, Rusia ka filluar një luftë me veprime të kombinuara (hibryd warfare) kundër NATO-s dhe vlerave perëndimore. Lajmet e rreme, propaganda, përçarja politike, diplomacia, ndërhyrja në zgjedhje të vendeve ku ata i shohin si kundërshtarë, e në fund edhe intervenimi ushtarak janë metodat që Rusia i përdorë për t’i krijuar sa më shumë dëme NATO-s dhe shteteve perëndimore. Gjithashtu , Rusia po përkrah lëvizjet ekstreme fashiste por edhe majstise kudo që ato ekzistojnë duke ju shkaktuar shumë telashe vendeve perëndimore. Duke qenë se rajoni i Ballkanit gradualisht po bëhet pjesë e NATO-s sigurisht që ka qenë terren interesi i Rusisë që të pengojë zgjerimin e aleancës veriatlantike pasi që do t’i ngushtohej terreni. Me hyrjen e Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut në NATO, Rusisë i ka mbetur të shfrytëzojë vetëm ‘konfliktin’ ende të pazgjidhur Kosovë-Serbi që t’i shkaktojë telashe aleancës veriatlantike si dhe SHBA-së, pasi që ndikimi rus në BE është rritur shumë. Duke e parë se e ka të pamundur që ta ndalojë procesin politikë të shtetndërtimit të Kosovës, Rusët intensifikuan luftën hibride për ta  diskredituar shtetin kosovar duke ia rrëzuar një nga një vlerat të cilat e sollën lirinë. Duke investuar përmes formave të ndryshme krijuan hapësirë të mjaftueshme fillimisht përmes propagandës, lajmeve të rreme, aktiviteteve të ndryshme politike përmes instrumentëve të tyre brenda vendit, të cilat kishin një qëllim: RRËZIMIN e SHTETIT!

Mos të harrojmë në të gjitha këto përpjekje Rusia e shfrytëzoi aleatin e vjetër të saj Serbinë. 

Gjykata speciale është njëri nga mekanizmat të cilat Rusia kishte investuar shumë të krijohej. Kosova kishte presion dhe kërcënime të mëdha që ta krijojë këtë gjykatë. Dhe vetëm një ishte qëllimi i saj: 

Të paraqes tërë UÇK-në si organizatë terroriste dhe pastaj të fajësojë NATO-në se ka sulumar ushtarakisht një vend ‘sovran’ si Serbia, për ta ndihmuar një organizatë terroriste dhe kriminale.

Përmes një plani mirë të përgatitur, fillimisht medial, sajuan një ‘Shtëpi të verdhë’ ku sipas disa mediave vendore e ndërkombëtare, UÇK paska nxjerrë organe të serbëve lokal gjatë luftës në Kosovë. Bullshit!!! Më vonë doli që me të vërtetë ishte një bullshit, pasi që prokurorët nuk kishin gjetur asnjë argument se një gjë e tillë ka ndodhur e sidomos në ato rrethana lufte në të cilat ishte Kosova. 

Fillimisht gjetën një prokuror ‘neutral’ zvicrranin Dick Marty, i cili njihet si i afërt me rusët dhe serbët, që të hetojë këto raste. Dhe duke qenë se ishte pjesë e planit, Marty hartoj një raport i cili do ta paraqiste UÇK-në si një organizatë kriminale dhe në këtë mënyrë do t’i krijohej Rusisë hapësira e fajësimit ndaj NATO-s duke e akuzuar se ka ndihmuar një organizatë kriminale. 

Me themelimin e kësaj gjykate u harruan krimet e gjenocidi i shtetit serb mbi shqiptarët e Kosovës. 

Duke e ditur se populli shqiptar i Kosovës është shumë proamerikan, rusët punuan shumë që ta ndrrojnë këtë simpati të kosovarëve ndaj SHBA. Dhe përmes veprimeve të kombinuara, kryesisht propagandistike dhe politike sado pak nxitën dyshimet tek një pjesë e kosovarëve për rolin amerikan në vend. 

Në koordinim me Serbinë e hodhën në skenë Nazim Bllacën i cili doli të jetë agjent i shërbimit sekret serb që nga viti 1996. Bllaca pas një përgatitje disa vjeçare nga BIA dhe prokurorët serb, për të cilat RTK ka siguruar dëshmi edhe me audioinçizime, del dhe akuzon krerët e UÇK-së për shumë vrasje. Madje Bllaca këtu paraqitet si pjestarë i Shërbimit Informativë të Kosovës -SHIK, për ta bërë më të besueshme deklaratën e tij. 

Rusia nuk u ndal me veprimet e saj. 

Përmes organizatave ndërkombëtare në Kosovë futën shumë pjestarë të intelegjencës ushtarake ruse GRU të cilët ishin mjaft aktivë për ta destabilizuar Kosovën si dhe për të penguar arritjen e një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi. Një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi do ta dobësonte dukshëm rolin rus në Ballkan, prandaj edhe veprimet e tyre ishin dhe janë mjaft agresive në këtë drejtim. 

Madje, në Këshillin e Evropës, njëherë e patën hartuar një rezolutë dhe pastaj kanë provuar që ta fajësojnë edhe KFOR-in lidhur me sulmet ndaj serbëve. Kjo rezolutë nuk u pat miratuar. Kjo dëshmonë, që përveç dëmit ndaj Kosovës, si akt paralel kanë provuar ta fajësojnë edhe NATO-n - kjo për ta lidhur gjithmonë se çlirimi i Kosovës paska qene "okupim i Serbisë".

E në fakt akuza ndaj NATO-s është letër mbrojtëse për përfshirjen e rusëve në struktura kriminale. 

Rusët akuzojnë për t’u mos u akuzuar, mu si serbët.

Roli i BE-së në gjithë këtë fushatë dhe luftë të kombinuar të rusëve ishte pothuajse i padukshëm. BE-ja dështoi që të largojë influencën ruse nga Ballkani, madje me disa veprime edhe i krijuan hapësirë edhe më të madhe Rusisë në këtë pjesë. Mosliberalizimi i vizave për kosovarët, shtyerja e hapjes së bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në BE, mossuksesi disa vjeçarë në bisedimet Kosovë-Serbi ishin dështimet e mëdha të BE-së, pasojat e të cilave kosovarët por edhe të tjerët në Ballkan po i vuajnë. 

Prandaj, për shkak të paaftësisë së BE-së, ishte i domosdoshëm angazhimi i SHBA për ta përmbyllur një proces i cili është plaga e vetme e pambyllur në rajonin e Ballkanit - Arritja e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. 

Dhe dy ditë para se të ndodh takimi në Washington vjen një goditje shumë mirë e përagtitur dhe shume dimensionale që ka disa qëllime:

⁃ ta godasë presidentin amerikan, Donald Trump, duke ia hequr nga dora një argument të fuqishëm që ai do ta përdorte në zgjedhjet në SHBA: Përfundimi i një problemi shekullor mes Kosovës dhe Serbisë. 

⁃ Ta heq nga skena politike presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili është njeriu kryesor i të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova që nga fillimi i viteve 90’ta e deri më tash. Duke e hequr Thaçin nga skena politike, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i krijohet terren shumë i favorshëm për të vepruar. 

⁃ Ta godasin dhe ta dobësojnë Partinë Demokratike të Kosovës, si njëra nga parti të shtetformuese dhe me mjaft ndikim ne vend, duke ia goditur kreun e partisë Kadri Veselin, i cili gjithashtu ishte pjese e të proceseve të shtetndërtimit të Kosovës. 

⁃ Ta paraqesin UÇK-në si organizatë kriminale dhe ta fajësojnë NATO-në pastaj. 

⁃ Të provokojnë një destabilizim të ri në Kosovë e Ballkan që do të rrezikonte shtetësinë e Kosovës. 

Prandaj, nevojitet një koordinim dhe bashkëveprim i forcave politike në vend në bashkëpunim me SHBA që të rikthehet një kundërgoditje edhe më e fuqishme e cila do t’ia prishte planet Rusisë dhe Serbisë dhe do ta zgjonte nga gjumi BE-në, në mënyrë që rajoni të ruaj stabilitetin dhe të vazhdojnë në rrugën e integrimeve euroatlantike.