Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
I ftuari i parë do të jetë Ilijas Fazliu - defektolog në QKUK i cili do të flas për çrregullimet në të folur, shkaqet dhe trajtimet, si dhe pse disa fëmijë flasin më vonë.
Për të folur për lansimin e 'Starup biznes' të ftuarë do të jenë Arta Istrefi, menaxhere e inkubatorit të biznesit "VentureUP" si dhe Donat Gashi.
Në lidhje direkte do të jetë Betim Sylejmani, drejtor i shkollës “Elena Gjika” i cili do të flas për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë pa takim me psikologun.
Poashtu, lidhje direkte do të ketë edhe me Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për të sjell më shumë informacione se çfarë moti na pret ditëve në vijim.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























