20:50 / 29.06.2020
Thaçi: Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se gabime politike në paqe mund të ketë bërë, por krime lufte asnjëherë.
Ai u është drejtuar qytetarëve të Kosovës të hënën.
Thaçi ka thënë se nëse do t’i kthej kohës parapa do ta bënte të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit të armikut me plumbin e lirisë.
"Edhe po të kthehesha mbrapa, në kohën e zezë të Slobodan Millosheviqit, do të bëja të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin e etjes për liri dhe duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari serb, rom apo shqiptar”, është shprehur Thaçi.























