20:53 / 29.06.2020
Thaçi: Ma prenë rrugën, s`e di rastësi apo intrigë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Gjykata Speciale ia ka prerë rrugën.
Ai u është drejtuar qytetarëve të Kosovës të hënën.
Thaçi ka kritikuar Gjykatën Speciale që zgjodhi publikimin e propozim-aktakuzës në kohën kur ai ishte nisur drejt Shtëpisë së Bardhë në vizitën e planifikuar më 27 qershor në Uashington.
“Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigë që – në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë – doli njoftimi për një aktakuzë të pakonfirmuar. A thua ky do të jetë çmimi i fundit që duhet paguar për lirinë e Kosovës? Rrugën ma prenë”, është shprehur ai.























