Nurellari: Gjykata Ndërkombëtare e pengoi dialogun
BKT
Lajme

Nurellari: Gjykata Ndërkombëtare e pengoi dialogun

"Ekziston një lloj tensioni mes Vashingtonit-Berlinit-Brukselit karshi rrethanave në rajon, sidomos lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke pasur për bazë rrethanat që janë krijuar, sidomos, karshi gjendjes Vashington-Berlin të shkaktuar nga administrata e Trump-it.

Në emisionin Opinion të Tv Klan, drejtuar nga Blendi Fevziu, lidhur me akuzat e Prokurorisë Ndërkombëtare drejtuar kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish këshilltari i presidentit, Andi Nurellari deklaroi se Prokuroria Ndërkombëtare ka njollosur luftën e shenjtë të UÇK-së, derisa  ka ngritur aktakuzë, mes tjerash, me arsyetimin se kinse këta, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kanë penguar drejtësinë.

Ndërkaq lidhur me raportet mes Vuashingtonit-Berlinit-Brukselit, Nurellari theksoi ekziston një lloj   tensioni mes tyre karshi rrethanave në rajon, sidomos lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke pasur për bazë rrethanat që janë krijuar karshi gjendjes Vashington-Berlin të shkaktuar nga administrata e Trump-it, veçanarisht lidhur me deklaratat e tërheqjes së trupave amerikane nga atje, etj., transmeton RTKLive


MË SHUME NGA Lajme