Kosova është përmirësuar në shumë fusha të sigurisë kibernetike
BKT
Lajme

Kosova është përmirësuar në shumë fusha të sigurisë kibernetike

Kosova është përmirësuar në shumë fusha të kapacitetit të sigurisë kibernetike dhe ka krijuar një kuptim gjithëpërfshirës të mangësive ekzistuese dhe mundësive për ndërtim të kapaciteteve, thotë një raport i ri i vlerësimit të sigurisë kibernetike, i përkrahur nga Banka Botërore.

Raporti përdorë metodologjinë e zhvilluar nga Qendra Globale e Sigurisë Kibernetike e Universitetit të Oksfordit. Ky është vlerësimi i dytë i tillë në Kosovë i kryer nga hulumtuesit e kësaj qendre, me përkrahjen e Ministrisë së Ekonomisë.
“Si çdo sektor tjetër i ekonomisë së ndërlidhur, edhe sektori publik është cak i përhershëm për kriminelët kibernetikë, dhe ne e kuptojmë se siguria efektive kibernetike është shumë më shumë se sa pajisjet teknologjike”, tha Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovë. “Banka Botërore do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në këtë udhëtim sfidues, por edhe emocionues, në vitet në vazhdim”, shtoi ai.


MË SHUME NGA Lajme