Haradinaj - Stublla falenderon Turqinë për mbështetjen e Kosovës
BKT
Lajme

Haradinaj - Stublla falenderon Turqinë për mbështetjen e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj - Stublla, ka takuar Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Haradinaj - Stublla teksa ka njoftuar për takimin ka thënë se ka falenderuar mysafirin për mbështetjen e Turqisë në të gjitha proceset e avancimit të Kosovës si shtet.

Njoftimi i plotë:

Prita në një takim miqësor Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e Turqisë në të gjitha proceset e avancimit të Kosovës si shtet, dhe e falënderova Ambasadorin Sakar për përkrahjen dhe ndihmat mjekësore të shtetit turk gjatë pandemisë Covid-19.

Diskutuam edhe për harmonizmin e agjendës dhe prioriteteve në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP, tani që Turqia ka marrë nga Kosova kryesimin e radhës.


MË SHUME NGA Lajme