Rossin ‘thumbon’ keq Shaqiri-n: Nuk është kampion
Sharr Travel

Rossin ‘thumbon’ keq Shaqiri-n: Nuk është kampion

Trajneri zviceran, Arno Rossini ka ‘thumbuar’ keq sulmuesin e Liverpool-it, Xherdan Shaqiri duke thënë se nuk është kampion.

Sulmuesi i “Reds” arriti që këtë sezon të fitojë Premierë Ligën, kurse edicionin e kaluar fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën e Jurgen Klopp.

Mirëpo, Rossini ka thënë se 28-vjeçari nuk është kampion, por thjeshtë është i lumtur që qëndron në stol.

“Xherdan nuk është kampion. Asnjëherë nuk lëri gjurmë me skuadrat që fitojë. Jo me skuadrat e mëdha. Ishte protagonist te Basel, por jo te Bayern ose Liverpool”.

“Gjatë viteve të fundit i ka ndjekur ndeshjet si spektatorë, duke u ulur në vendet më të mira. Dhe milionat gjithashtu janë paguar”.

“Duke i mbledhur të gjitha, me bën të mendoj se ai gjithmonë nuk jep më të mirën. Në 10 vitet e fundit, do ta kujtoj në sa skuadra të mëdha ka luajtur”, deklaroi ai, raporton arbreshi.

Shaqiri pritet që së shpejti të rikthehet nga lëndimi, ndërsa nuk dihet nëse nesër do jetë në derbin ndaj Manchester City-t.