Gazetari Bytyçi: Në librin "Libri i luftës" s`prezantova vetëm punën time
Gazetari Nuhi Bytyçi, ka thënë se në librin “Libri i luftës” nuk ka nxjerrë vetëm punën e tij, por edhe të kolegëve.
Ai ka qenë i ftuar te “Opinion” në “TV Klan” për të folur rreth librit të tij dhe ngjarjeve historike të Kosovës për të cilat ka raportuar si gazetar.
“Unë kam bërë përpjekje që ta prezantoj punën e shumë kolegëve. Kur ka vullnet një gazetar, mund të kontribuojë në mobilizimin e opinionit, atëherë ishte një terr informativ, opinioni nuk e dinte kush po lufton”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se është ndjerë i nderuar që kishte rastin ta përcjellë si gazetar edhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
“Kam përcjellur Shpalljen e Pavarësisë. Ishte një nder i madh që m’u mundësua nga kolegët e mi, sepse si gazetar kisha përcjellur edhe proceset e mëhershme”, është shprehur ai.























