Zemaj: Mos i dëgjoni ata që bëjnë thirrje për mosrespektim të masave
BKT
Lajme

Zemaj: Mos i dëgjoni ata që bëjnë thirrje për mosrespektim të masave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur përsëri sot për rëndësinë e respektimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Ai gjatë pranimit të një donacioni nga Bashkimi Evropian për luftimin e COVID-19, bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes, që ndihma të tilla mos të vijnë në pafundësi, por të krijohet një situatë më e volitshme në vend, shkruan lajmi.net.

Zemaj po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që të mos i dëgjojnë ata të cilët bëjnë thirrje për padëgjueshmëri në vendimet e qeverisë.

“Mos lejoni që të kemi donacione të tilla në pafundësi, na ndihmoni ta përfundojmë pandeminë, respektoni masat, zbatoni masat e MSH-së dhe IKSHPK-së, mos dëgjoni ata që thërrasin për padëgjueshmëri për vendimet e qeverisë, ruani shëndetin tuaj dhe të familjes, më e rëndësishme është shëndeti sesa politika apo dallimet politike që paraqiten në kohë pandemie”, tha Zemaj.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar 54 raste të vdekjeve të personave me COVID-19. 


MË SHUME NGA Lajme