Ambasadori Sami Ukelli nderohet nga presidenti austriak
Sharr Travel

Ambasadori Sami Ukelli nderohet nga presidenti austriak

Me rastin e përfundimit të misionit diplomatik dhe punës së shkëlqyer në thellimin e raporteve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, ambasadori i deritanishëm i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, është nderuar me Medaljen e Madhe të Artë nga presidenti austriak, Alexander Van der Bellen.

Në emër të kreut të shtetit austriak, Van der Bellen ky çmimi u dorëzua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Peter Launsky-Tieffenthal.

Ky çmim i është ndarë Ambasadorit Ukelli për punën e tij të shkëlqyeshme dhe të palodhshme në avancimin e raporteve historike dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe asaj të Austrisë, në veçanti në thellimin e marrëdhënieve në fushën politike, ekonomike dhe kulturore, në realizimin e një numri të madh të vizitave të larta ndërmjet dy vendeve, si dhe në promovimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Ukelli në fjalën e tij ka falënderuar institucionet e Austrisë për ndihmën dhe kontributin e dhënë për përkrahjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale, por edhe në fuqizimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës, dhe avancimin e saj në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Me rastin e marrjes së këtij çmimi ka reaguar edhe euro-deputeti austriak, njëherësh edhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Lukas Mandl, i cili duke uruar Ukellin për këtë çmim tha se të dy shtetet duhet të urohen për diplomatë të kalibrit të tillë si  Ukelli “i cili me të vërtetë ka kultivuar në thellimin e miqësinë ndërmjet dy vendeve dhe ka dhënë kaq shumë kontribute pozitive për të dy palët”.


MË SHUME NGA Aktuale