Haradinaj-Stublla: Kosova ka partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë

Haradinaj-Stublla: Kosova ka partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë Markusz Laszlo me të cilin ka biseduar për koordinimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

 

Haradinaj-Stublla tha se Kosova ka ndërtuar ndër vite partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë, si një nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e vendit tonë.

“Me mirënjohjen me të thellë për gjithë mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës, veçanërisht përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave, ritheksova nevojën për intensifikimin e përpjekjeve për përshpejtimin e këtij procesi”, tha shefja e diplomacisë së Kosovës.