Dick Marty nuk e fsheh afërsinë e tij me Putinin dhe Lavrovin (Foto)
Sharr Travel

Dick Marty nuk e fsheh afërsinë e tij me Putinin dhe Lavrovin (Foto)

Dick Marty, që kishte publikuar një raport të gjatë me pretendime kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, duket se nuk ka mundur ta fshehë simpatinë e tij ndaj ministrit të jashtëm të Rusisë dhe casjes së tij ndaj Kosovës dhe në vecanti ndaj Hashim Thacit.

Marty që njohet për instinktin e tij anti-Amerikan, në faqen e tij të internetit ka një seksion të vecantë për Kosovën ku në mënyrë histerike ka mbledhur dhjetra artikuj nga media ndërkombëtare kundër Kosovës.

Sidoqoftë, ajo që bie në sy është simpatia e tij ndaj qëndrimeve të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov për Kosovën. Dy nga ato qëndrime të Federatës Ruse janë paraqitur në listën me artikuj kundër Kosovës dhe kundër presidentit Thaci.

Njohës të shumtë të drejtësisë ndërkombëtare e kishin kontestuar vërtetësinë e raportit të Martyt që nga dita e parë e publikimit të tij. Ndër ta është edhe ish-ministri i Britanisë së Madhe për Evropë, Denis MacShane, që kishte deklaruar se raporti i Martyt është vegël e Rusisë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

“Për fat të keq, raporti i Dick Martyt në Këshillin e Evropës reflekton politizimin e kësaj organizate nga Rusia që nga anëtarësimi I saj në vitin 1995. Nuk ka asnjë dëshmi për trafikim të organeve nha Thaci. Dhe gjykimi i Martyt është i mjegulluar nga instinktet e tij anti-Amerikane”, thuhet ndër të tjera në artikullin e publikuar tek instituti Open Democracy.

Edhe një artikull i BBC-së, i publikuar në vitin 2010 thotë se hetuesit e krimeve të luftës nga EULEX i kishin thënë Martyt se deklaratat për trafikim organesh janë thjeshtë përralla.

 


 


MË SHUME NGA Aktuale