Policia ua kujton qytetarëve se vendosja e maskave është e obliguar
Sharr Travel

Policia ua kujton qytetarëve se vendosja e maskave është e obliguar

Derisa rastet pozitive po rriten, në vazhdimësi po kërkohet për respektim të masave. E për t’ua kujtuar bartjen e maskave e cila tashmë është bërë edhe obligative në terren u pa Policia e Kosovës.

Në Prishtinë edhe Policia vihet në aksion për t’jua kujtuar qytetarëve se kanë obligim bartjen e maskave.

Secili qytetar që del jashtë shtëpisë ka për obligim bartjen e maskës.

Për shkak të përhapjes së Virusit Covid 19, Qeveria e Kosovës në mes të masave të fundit të marra ka vendosur që bartja e maskës të jetë obligative.

E një ditë pas vendimit, për të garantuar zbatimin e këtij vendimi të qeverisë në kryeqytet u panë edhe Policia e Kosovës.

Në njërën nga zonat në qendër të Prishtinës ishin zyrtarë policorë që ua kujtonin qytetarëve domosdoshmërinë e bartjes së maskës.

Të gjithë atyre që nuk patën të vendosur maskë të enjten iu kërkua të mbajnë maskë gjatë qarkullimit në qytet.

Shumë prej tyre maskat i patën me vete por jo të vendosura, e pas tërheqjes së vërejtjes nga ana e policëve gjërat ndryshuan.

Ata thonë se nuk e konsiderojnë të nevojshme të bartin maska jashtë, pos në ambiente të mbyllura.

Por pati edhe qytetarë që nuk patën maska, e të cilët kaluan këndejpari.

Për ta policia nuk shqiptoi ndonjë gjobë.

E në këtë mes u panë edhe qytetarë që vendimin për mbajtje të maskës e respektuan.

Njëri nga ta thotë se e bart maskën sa herë që del nga shtëpia. E kjo ndodhë për të ruajtur shëndetin e vet e të qytetarëve.

E thirrje për të mbajtur maskat ka bërë sërisht IKSHPK.

Edhe nga inspektorët është kërkuar shtim i aktivitetit për të siguruar zbatimin e masave anti Covid./express/


MË SHUME NGA Aktuale