Selimi: Po punohet për pavarësinë financiare të grave
Sharr Travel

Selimi: Po punohet për pavarësinë financiare të grave

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se me të marrë detyrën është angazhuar për çështjen e dhunës në familje.

Ai ka thënë se dhuna në familje ka qenë prioritet si çështje.

“Ka filluar të shfaqet si problem rritja e rasteve të dhunës në familje. Ka qenë prioritet si çështje. Gjatë vizitave në strehimore ka qenë prioritet dalja nga cikli i dhunës duke shkuar në strehimore. Nuk është shumë e lehtë”.

“Çfarë ndodh më pastaj për shkak të mungesës së rinitegrimit gratë kthehen prapë në atë cikël të dhunës sepse nuk ka mundësi për pavarësi financiare dhe kthehen aty ku kanë qenë dhe cikli i dhunës vazhdon njëjtë dhe shkon tek fëmijët dhe familja”, ka thënë Selimi.

Selimi në Rubikon ka thënë se po punojnë në çështjen e pavarësimit financiar të grave të cilat janë cak i dhunës.

“Ne e kemi pas të rëndësishme që të ndihmojmë rinitegrimin që parandalon kthimin në ciklin e dhunës. Kemi parë të arsyeshme që të bëjmë diçka për rintegrimin”.


MË SHUME NGA Aktuale