Jeni të mirë në matematikë? Si ndikon kjo në varësinë ndaj duhanit
Sharr Travel

Jeni të mirë në matematikë? Si ndikon kjo në varësinë ndaj duhanit

Jeni të mirë në matematikë? Si ndikon kjo në varësinë ndaj duhanit

Ai shkakton probleme të shumta në të gjithë organizmin duke filluar nga kolla e vazhdueshme, sëmundjet kardiovaskulare dhe ulje e nivelit të mirë të kolesterolit. Padyshim që pirja e duhanit ndikon në trupin tuaj në shumë mënyra.

Prania e nikotinës në cigare ndryshon gjendjen shpirtërore duke iu bërë që të ndiheni të lumtur dhe energjikë, por kjo vetëm përkohësisht.

Një studim i fundit amerikan i kryer në Universitetin Shtetëror të Ohajos bëri të ditur se nëse jeni të varur nga pirja e duhanit dhe jeni i mirë në matematikë, ka më shumë mundësi që të largoheni nga varësia që keni nga duhani.

Sipas këtij hulumtimi, duhanpirësit që kanë aftësi të mira matematikore e kanë më të lehtë për të lënë duhanin.

Shkencëtarët shpjeguan se kur aftësitë tuaja matematikore janë të mira, ju jeni të mirë në llogaritjen e rrezikut të pirjes së duhanit. Kjo është ajo që i’u motivon të hiqni dorë nga pirja e duhanit.