Në shtator mbledhje të përbashkët të dy qeverive
Sharr Travel

Në shtator mbledhje të përbashkët të dy qeverive

Pas takimit të mbajtur në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Kosovës, Avdullah Hoti po zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në nisje të fjalë së tij, Rama deklaroi në shtator do të ketë një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës.

“Për arsye të rrethanave të jashtëzakonshme u takuam 48 orë më parë në Prishtinë. Sidoqoftë sot kemi mundësi të flasim më në detaje lidhur me të gjitha aspektet e bashkëpunimit dhe do të vazhdojmë edhe pas kësaj konferencë të diskutojmë ndërkohë që jemi dakordësuar për të përcaktuar një afattë ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë e lidhur me Covid-in të na mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm, që zhvillohet për herë të parë mes nesh, gjithmonë me shpresë që situata më Covid-in do na e mundësojë në Tiranë, në muajin nëntor, ku dëshirojmë që bashkërisht të sponsorizojmë kongresin e parë të autoriteteve vendore, i cili ne dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive apo komunave, së bashku me skuadrat e tyre të mund të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunitare dhe potencialin e nismave të përbashkëta.”


MË SHUME NGA Aktuale