Zëdhënesi i PDK-së: E papranueshme gjuha konfliktuoze e përçarëse
Sharr Travel

Zëdhënesi i PDK-së: E papranueshme gjuha konfliktuoze e përçarëse

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka reaguar sot pas disa postimeve të ndryshme me gjuhë denigruese e përqarëse e cila fillimisht nisi nga disa personalitete të shoqërisë civile ndaj krerëve të UÇK-së dhe e cila ditëve të fubdit nisi të marr kundërpërgjigje me të njëjtën monedhë nga ish zyrtar të UÇK-së.

Bytyçi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se situata aktuale kërkon nga secili solidaritet, unitet e bashkëpunim, andaj, çfarëdo gjuhe përçarëse dhe konfliktuoze është e papranueshme.

Deklarata e plotë e zëdhënësit të PDK, Avni Bytyçi:

Është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme që në këto rrethana të tregohet maturi, të mos fyhet, denigrohet e etiketohet askush për shkak të pikëpamjeve të tij politike. Kosova është një vend demokratik e pluralist, ku mendimi ndryshe dhe liria e shprehjes, jo vetëm që nuk pengohen, por kultivohen si vlerë e demokracisë. Situata aktuale kërkon nga secili solidaritet, unitet e bashkëpunim. Andaj, çfarëdo gjuhe përçarëse dhe konfliktuoze është e papranueshme.