18:40 / 03.07.2020
Hoti: Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të natyrshëm
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të natyrshëm.
Ai e ka falenderuar për pritjen homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama, duke e quajtur vëllazërore.
"Thellësisht mirënjohës për pritjen që mu bë sot, në Pallatin e Brigadave, nga kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, të cilin edhe publikisht e falënderoj për pritjen vëllazërore!
Është nder i madh që në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, t'i konkretizojmë hapat për bashkëpunim ekonomik. Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të natyrshëm!", ka shkruar Hoti në Facebook.























