"Kosova ka mbështetjen e Shqipërisë në agjendën e integrimit euroatlantik"
Sharr Travel

"Kosova ka mbështetjen e Shqipërisë në agjendën e integrimit euroatlantik"

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, është pritur nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Gjatë takimit, kryetari i Kuvendit Ruçi e përgëzoi kryeministrin Hoti për detyrën e re, duke theksuar se ai dhe Qeveria e Kosovës do ta kenë përherë mbështetjen e shtetit shqiptar në avancimin e agjendës së integrimit euroatlantik.

Kryeministri Hoti, pasi falënderoi kryetarin Ruçi për pritjen, vlerësoi ndihmën që Shqipëria i ka dhënë institucioneve të Kosovës, duke thënë se kjo na inkurajon që të vazhdojmë edhe më tutje shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy vendeve tona./express/