Xavi zëvendëson Setien, këto janë kushtet e kontratës
Sharr Travel

Xavi zëvendëson Setien, këto janë kushtet e kontratës

Xavi Hernandez raportohet të ketë arritur marrëveshje me Barcelonën.

Që pas dy barazimeve radhazi të Barcelonës në La Liga, pozita e Quique Setien është vënë në pikëpyetje nga mediet spanjolle.

Setien thuhet se nuk ka besimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, kurse si zëvendësues përmenden emra si Ronald Koeman, Xavi Hernandez e Massimiliano Allegri.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘Mundo Deportivo’, Xavi ka arritur marrëveshje me Barcelonën për të zëvendësuar Setien, transmeton lajmi.net.

Ish mesfushori i katalanëve do të kërkojë 5.4  milionë funte për vit. Kësaj lëvizje thuhet t’i kenë dhënë dritën e gjelbër edhe Lionel Messi me shokët.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje formale gjatë ditëve të ardhshme, ose gjithçka do të lihet për fundin e sezonit.