Spektakël nga Balaj-Zeqiri në Zvicër, shënuan 5 gola
Sharr Travel

Spektakël nga Balaj-Zeqiri në Zvicër, shënuan 5 gola

Liridon Balaj dhe Andi Zeqiri kanë shkëlqyer në derbin e ligës së dytë në Zvicër.

Skuadra e Aarau ka shënuar fitore 5:4 kundër skuadrës së Lausanne. Në këto dy skuadra aktivizohen Liridon Balaj dhe Andi Zeqiri.

Fitorja i takoi Balajt që dikur aktivizohej me Llapin dhe Besën, i cili shënoi një het trik, përcjell lajmi.net.

Paraqitje spektakolare pati edhe Andi Zeqiri, i cili golin gjeti dy herë. Nga nëntë gola të shënuara në Aarau, pesë erdhën nga dyshja kosovare; Balaj-Zeqiri, të cilët sonte ishin kundërshtarë në fushën e blertë.