Hoti: Urime Amerikë, gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj
Sharr Travel

Hoti: Urime Amerikë, gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar popullin amerikan në ditën e pavarësisë së tyre.

Hoti, përmes këtij urimi ka thënë Kosova dhe populli shqiptar do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj kontributit amerikan.

“Urime 4 korriku Amerikë! Urime të gjithë miqëve amerikanë! Gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj për Kosovën dhe popullin shqiptar!”, ka shkruar Kryeministri Hoti në Facebook.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 244-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve. 


MË SHUME NGA Aktuale