Limaj: Përgjithmonë mirënjohës popullit amerikan për ndihmën e dhënë
Sharr Travel

Limaj: Përgjithmonë mirënjohës popullit amerikan për ndihmën e dhënë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në 244 vjetorin e pavarësisë së ShBA-ve, ka thënë se Kosova do të jetë përgjithmonë mirënjohes popullit dhe shtetit amerikan për ndihmën e dhënë nëpër etapat në të cilat ka kaluar vendi.

Urimi i plotë i Fatmir Limës:

Urime Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ditën e Pavarësisë!

Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate shpreh urimet më të përzemërta për popullin mik amerikan.

Ne do t'u mbetemi përgjithmonë mirënjohes atyre për ndihmën e dhënë nëpër etapat në të cilat ka kaluar vendi.

Kosova është ndër shtetet me proamerikane dhe synimi ynë është promovomi i vlerave të cilat janë të mishëruara te populli amerikan.

​Limaj: Do t'u mbetemi përgjithmonë mirënjohes


MË SHUME NGA Aktuale