11:33 / 04.07.2020
Zemaj: Urime Dita e Pavarësisë Amerikë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar popullin amerikan me rastin e 244 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se është përjetësisht mirënjohës për mbështetjen dhe ndihem e dhënë nga SHBA-të.
“Atëbotë dhe tani mburojë për ne. Sot edhe në politikë dhe në luftën kundër Covid-19 do të triumfojmë se bashku. Përjetësisht mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë”.























