Tradita thotë: Real Madrid do të jetë kampion i La Ligas
Sharr Travel

Tradita thotë: Real Madrid do të jetë kampion i La Ligas

Real Madrid janë shumë afër titullit të 34-të në La Ligas pas fitores 1:0 ndaj Getafe në shtëpi.

‘Los Blancos’ tani kanë katër pikë më shumë se Barcelona, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të kampionatit.

Nëse shikohet tradita ndër vite, nuk mbahet mend Real Madrid të ketë humbur një avantazh të tillë, kur ka qenë në pyetje gara për titull, shkruan lajmi.net.

Hera e fundit kur Reali humbi trofeun edhe pse kishte tre pikë më shumë se Barcelona në pesë xhirot e fundit, ka qenë sezoni 1991/1992.

Por këtë sezon, me formën jo stabile te Barcelonës, vështirë të mendohet ndonjë përmbysje,e dhe pse në futboll gjithçka mund të ndodh.