Haradinaj-Stublla: Flamuri amerikan do të valojë përherë në Kosovë
Sharr Travel

Haradinaj-Stublla: Flamuri amerikan do të valojë përherë në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mishërim i lirisë, demokracisë dhe madhështisë globale, deklaroi të shtunën Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.MelizaHaradinajStublla, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së shtetit më mik të Kosovës.

Kryediplomatja e Kosovës tha se festa e Pavarësisë së SHBA-ve, e 4 Korrikut, është festë edhe e popullit të Kosovës, dhe se flamuri amerikan do të valojë përherë mbi shtetin e Kosovës.

“Marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme, të pacenueshme, dhe të përhershme. Shtëpia e Bardhë dhe Washingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla, duke bekuar miqësinë dhe popujt e dy shteteve mike.

“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan.Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë”.


MË SHUME NGA Aktuale