Zidane: Nuk ka eufori, nuk kemi fituar ende asgjë
Sharr Travel

Zidane: Nuk ka eufori, nuk kemi fituar ende asgjë

Zinedine Zidane ka pranuar se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për të arritur titullin e La Ligas këtë sezon.

Los Blancos janë katër pikë para Barcelonës, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro.

Sipas Zidanes, skuadra e tij do të provojnë gjithçka për të fituar, por nuk ka eufori në grup, por ka punë dhe angazhim

“Lojtarët kanë treguar se duan të shkojnë për të gjitha”, ka deklaruar fillimisht Zidane, përcjell lajmi.net.

“Nuk ka eufori sepse nuk kemi fituar asgjë. Ka vetëm punë dhe angazhim”.

Real Madrid këtë fundjavë ka një test të vështirë, në udhëtim te Athletico Bilbao.