​Veseli lut veteranët të anulojnë protestën
Sharr Travel

​Veseli lut veteranët të anulojnë protestën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar ka falënderuar të gjithë bashkëluftëtarët dhe qytetarët e vendit për përkrahje me rastin e propozim-aktakuzës nga Prokurori i Specializuar, ndaj tij dhe presidentit Thaçi.

Përmes një video-mesazhi, Veseli po ashtu ka kërkuar nga veteranët që ta anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik.

Faleminderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer. Por, në këtë kohë të pandemisë, kemi shqetësim jetën e qytetarëve. Prandaj, me kërkesën më të sinqertë, i lus ata që ta anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/1218631148478087/