Veseli: Familja Zhitia është simbol dhe frymëzim për breza të tërë
Sharr Travel

Veseli: Familja Zhitia është simbol dhe frymëzim për breza të tërë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me bashkëshorten Violetën kanë qenë për ngushëllime në familjen e heroit të kombit Afrim Zhitia, të cilit ditë më parë i vdiq edhe babai.

Veseli ka thënë se nëna Qamile, ashtu sikurse nënat tjera shqiptare, pavarësisht që humbi të dashurit e saj, ka vazhduar të qëndrojnë si heroinë.

I pari i PDK-së ka thënë se Familja Zhitia është simbol dhe frymëzim për breza të tërë për atdhedashuri e sakrificë.

Ky është statusi i tij i plotë në Facebook:

Sot së bashku me Violetën ishim për vizitë tek nëna Qamile, nëna e heroit të kombit Afrim Zhitia.

Nëna Qamile humbi birin e saj në 1989 në luftë kundër forcave serbe, ndërsa para pak ditësh ajo humbi edhe bashkëshortin, por pavarësisht kësaj ajo mbanë qëndrim prej heroine.

Nënat shqiptare asnjëherë nuk janë trembur dhe kurrë nuk kanë kursyer asgjë nga vetja, as më të dashurit e tyre kur në pyetje ka ardhur atdheu dhe kombi.

Familja Zhitia janë simbol dhe frymëzim për breza të tërë për atdhedashuri e sakrificë. Nëna Qamile po qëndron e fortë si të gjitha nënat e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë.


MË SHUME NGA Aktuale