Kthehet ndalimi i qarkullimit
Sharr Travel

Kthehet ndalimi i qarkullimit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media, pas takimit me drejtues të institucioneve shëndetësore, ka thënë se në qytetet ku ka numër të madh të infektimeve, Prishtinë, Ferizaj, Prizren Vushtrri, do të kufizojnë plotësisht lëvizjen nga ora 21:00, deri në orën 05:00, të mëngjesit.

Hoti tha se është përgatitur një plan i veprimit që sonte miratohet në mbledhje të qeverisë.

“Do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë, duke riorganizuar klinikat, spitalet rajonale dhe spitalet private të vënë në dispozicion shtretërit. U pajtuam që shpejtë me procedura ligjore të blejnë 7 aparatura shtesë të testimit. Do të krijojmë kapacitete shtesë në personel mjekësor, duke angazhuar edhe ata që nuk janë të punësuar. E treta, do të merremi me krijimin e kapaciteteve të testimit virologjik, do të krijohet brenda ditës që deri në 500 teste brenda ditës. Brenda javës do të licencojmë institucione private për të testuar virologjike. Do të blejmë 100 mijë teste. Të vëmë buxhetin, të sigurojmë teste, vaksina sezonale, të blejmë vaksinën Covid kurdo që ajo është e gatshme. Do të porosisim terapinë rreth 20 mijë doza për Covid. Do të sigurohemi që ka pajisje për

Sa i përket masat administrative, Hoti tha se listës së këtyre qyteteve do të shtohen qytetet varësisht prej zhvillimeve.

"Në qytetet ku ka numër të madh të infektimeve, në Prishtinë, Ferizaj, Prizren Vushtrri, do të kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit", tha ai.

Ai shtoi se sa i përket institucioneve do të reduktojmë numrin vetëm në stafin e domosdoshëm.

“Në institucione shëndetësore do të reduktohen të gjitha shërbimet që mund të presin. Sa i përket bizneseve, mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Jashtë këtij kufizimi lejohet vetëm në hapësira të hapura dhe merr me vete”, tha Hoti.

Në transporti, Hoti tha se udhëtaret përgjysmohet.

“Në bazë të vlerësimeve 30 përqind nuk besojnë që Covid-19, është real dhe do të fillohet me reportazhe ku do të tregohet se si pacientet vuajnë në klinikën Infektive”, tha ai.